Reagon Hamilton: Chelsea? Është një shans i madh dhe unë dua ta shfrytëzoj

Ditën e djeshme qarkulluan zëra se piloti i Formula 1, Hamilton dhe tenistja Williams, ishin të interesuar për t’u bërë pjesë e konsorciumit për klubin londinez.

“Unë jam një sportdashës dhe futbolli është sporti më i rëndësishëm në botë. Chelsea është një nga më të rëndësishmit. Dëgjova për këtë mundësi dhe thashë: “ Uau, është një mundësi e shkëlqyer dhe po përpiqem ta shfrytëzoj”.”

Kështu që Hamilton, piloti i Mercedesit dhe kampioni i madh i F1, nga konferenca e shtypit e së premtes në pistën e garave në Imola, konfirmon interesimin e tij për t’iu bashkuar konsorciumit që dëshiron të marrë Chelsean nga Roman Abramovich.

“Unë kam qenë tifoz futbolli që fëmijë. Kam luajtur deri në adoleshencë, në ekipet e shkollës. Mua më pëlqente Chelsea që i vogël, por motra ime ishte me Arsenalin dhe më detyroi të bëhesha me të, pasi isha i vogël dhe nuk kuptoja shumë.”

Ai aprovoi gjithashtu interesimin e Serena Williams në projekt.

“Ne kemi folur disa herë për këtë, kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë, ajo është një sportiste dhe një grua fantastike. Ajo më pyeti se çfarë mendoja dhe unë i thashë që doja të merrja pjesë në këtë mundësi.”/h.ll/albeu.com


Shtuar 22.04.2022 12:41