E FUNDIT/ Shënohen 106 raste të reja me COVID-19 në vend
Veliaj: Ligji për hapjen e dosjeve, test për moralin e shoqërisë
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka nënvizuar se hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, përbën një moment që teston moralin e shoqërisë dhe jetës publike. Sipas tij, zgjidhja më e thjeshtë për të gjithë do të kishte qenë që ta linin këtë çështje në harresë dhe t'ia delegonin këtë përgjegjësi një brezi tjetër, për të cilin diktatura komuniste nuk do të ishte asgjë më shumë se një piketë historike.

“Zgjedhja e kësaj rruge, megjithatë do të përbënte një dështim të kurajos sonë politike dhe një nënshtrim ndaj së ligës”, tha Veliaj. “Çdo nismë tjetër në kapërcim të këtyre caqeve të përcaktuara në këtë projektligj, do të përbënte një shkelje të kuadrit kushtetues dhe ligjor në vend, të standarteve dhe praktikave të mirë-themeluar ndërkombëtare në lidhje me këtë çështje. Çdo shkuarje përtej këtyre përcaktimeve, do të përbënte thjesht një spekulim politik, e cila vetëm do të sabotonte këtë nismë”, deklaroi Veliaj. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2015, ora 17:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori