Veliaj kopjon Ramën në Samitin e PS, hyjnë në krahë të njëri-tjetrit (FOTO LAJM)

Prej disa minutash ka nisur në Pallatin e Kongreseve, Samiti i Partisë Socialiste.

Ndërkohë në këtë Kongres ka mbërritur edhe kryeministri Rama, i cili shoqërohej nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Siç duket në fotot e publikuara më lart , duket se Veliaj ka preferuar që të kombinohet sa më mirë me kryeministrin. Ata të dy kanë zgjedhur që të vijnë me atlete sportive në Samitin e partisë së tyre.

Kujtojmë se pas këtij Kongresi do të shpallet edhe rikandidimi i Erion Veliajt për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të parashikuara më 30 qershor. /albeu.com/

Shtuar më 23/03/2019, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori