Sot finalja e madhe Liverpool-Real Madrid, formacionet e mundshme

Sonte në 21:00, stadiumi “Stade de France” do t jetë pritësi i ngjarjes më prestigjioze të garave evropiane, ku Real Madridi dhe Liverpooli do të luftojnë kokë më kokë për trofeun e Ligës së Kampionëve.

Kjo do të jetë finalja e tretë mes këtyre dy klubeve në histori të Ligës së Kampionëve, ku në vitin 1981 Liverpooli e mposhti Realin me rezultat minimal 1:0, kurse në vitin 2018, Los Blancos triumfoi në finale me rezultat 3:1.

Finalja e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve ishte paraparë që të zhvillohet në stadiumin “Krestovsky” të Shën Petersburgut të Rusisë, por si pasojë e agresionit rus në Ukrainës, UEFA vendosi ta zhvendosë finalen në Paris.

 


Shtuar 28.05.2022 08:34