DRAMATIKE/ Tribuna 3,500 vendëshe “jep shpirt” pasi në të u futën 8 mijë tifozë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në futbollin indian. Një vend i cili ka nivel të ulët të futbollit dhe të infrastrukturës gjithashtu, por me një dëshirë të madhë për ta ndjekur atë.

Në një ndeshje në qytetin e Malapparum, në një tribunë me kapicitet maksimal prej 3500 personash është mbushur me plot 8 mijë tifozë.

Në një moment, tribuna është “dorëzuar” dhe është shembur duke lënë të plagosur rreth 225 persona, ku 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Pas shembjes së tribunës, gjatë momentit të largimit të tifozëve bie edhe shtylla e ndriçimit e cila zë poshtë disa persona.

Policia ka bërë denoncimin ndaj organizatorëve për rrezikun e sigurisë publike dhe vlerëson se së shpejti do të kryejë arrestimet për autorët përkatës. /albeu.com


Shtuar 21.03.2022 13:29