Veliaj: Javën e ardhshme do jap dorëheqjen si ministër
Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Punës, Erion Veliaj bëri me dije se javën e ardhshme do të japë dorëheqjen si ministër.

Ai do të japë dorëheqjen nga posti i ministrit të Mirëqënies Sociale, për shkak të kandidimit për kryebashkiak të Tiranës, javën e ardhshme. Në fjalën e tij, Veliaj deklaroi se kjo është mbledhja e fundit që ai drejton, pasi gjatë javës së ardhshme, do të japë dorëheqjen nga posti i ministrit.

“Sot lë stafetën e këtij Këshilli”, tha më tej Veliaj. “Pavarësisht se sot largohem nga drejtimi i këtij këshilli, ne do të vazhdojmë të mbrojmë interesat e punonjësve, bizneseve dhe sindikatave”, u shpreh Veliaj. /albeu.com/

Shtuar më 20/04/2015, ora 12:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori