Paredes është i Juves, njoftimi zyrtar në rrjetet sociale

Klubet parizien dhe Juventusi kanë zyrtarizuar ardhjen e mesfushorit argjentinas në Torino.

“Leandro Paredes nënshkruan me Juventusin për sezonin 2022-2023, si pjesë e një huazimi me opsion blerje”. Ky është postimi i PSG-së në Twitter që njofton mesfushorin argjentinas. Juve e mirëpriti edhe Paredesin në rrjetet sociale: “Mirë se erdhe Leandro”.

I lindur në San Justo, Argjentinë, më 29 qershor 1994, Leandro kthehet në Itali pas pesë sezonesh të kaluara larg Serisë A. /albeu.com/


Shtuar 31.08.2022 18:20