Veliaj i jep një "brryl" Tahirit në prag të fushatës
Në prag të fushatës për zgjedhjet lokale, kandidati i PS Erion Veliaj ka lëshuar disa mesazhe të forta gjatë intervistës së djeshme tek "Opinion", ku nuk mund të mos të bënte përshtypje qendrimi ndaj Saimir Tahirit.

Mes tyre ka patur një rivalitet të fortë, i cili rrallë dilte në sipërfaqe, ndërkohë që në jo pak raste Tahiri ka folur për politikanë që sponsorizonin fushatën mediatike kundër tij, duke patur parasysh Veliajn.

I pyetur nga Fevziu për rolin e Tahirit në PS-në e Tiranë Veliaj u përgjigj: Partia Socialiste është më e fortë edhe se unë, edhe se Saimiri, edhe se Blerina. Në PS jemi super të mobilizuar, jo vetëm për bashkinë por edhe për këshillin bashkiak sepse na duhet një shumicë që nuk e lënë punën dhe kjo është arsyeja pse Këshilli Bashkiak ka 100 kandidatë.
Shtuar më 29/03/2019, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori