Veliaj fton në dasëm edhe studentët
Pëlqej
Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj do të martohet në 8 shtator me të fejuarën e tij, Ajola Xoxa. Lajmi është bërë sot i ditur nga vetë ministri Veliaj teksa ndante certifikata për studentët që kryen intershipin në varësi të ministrisë së tij.

Ministri Veliaj i ftoi ata të bëhen pjesë në një festë që do të organizojë në datën 8 shtator në Pezë.

“Unë dhe Ariola do të martohemi dhe në 8 shtator do të organizojmë një festë mes miqsh të rinj. Do doja të ishit prezent edhe ju, të ngremë bashkë një gotë urimi”, ka thënë Veliaj. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori