Statusi kandidat për anëtarësimin në BE, Zelensky: Kjo është një fitore për Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Volodymy Zelenskyy e përshkroi vendimin e Bashkimit Evropian për t’i dhënë statusin e kandidatit të Ukrainës si një “fitore” dhe u zotua se nuk do të pushojë derisa Rusia të mposhtet në luftë dhe të sigurohet anëtarësimi i plotë i Ukrainës.

27 vendet njohën zyrtarisht kandidaturën e Ukrainës për anëtarësim në BE, një lëvizje e guximshme gjeopolitike që u përshëndet nga Kievi dhe Brukseli si një “moment historik” .

“Kjo është një fitore,” tha Zelensky duke buzëqeshur në një video-mesazh që postoi në Instagram, duke theksuar se Ukraina kishte pritur 30 vjet tani.

“Ne mund të mposhtim armikun, të rindërtojmë Ukrainën, të bashkohemi me BE dhe më pas mund të pushojmë,” tha ai. “Ose ndoshta nuk do të pushojmë fare – fëmijët tanë mund të infektohen. Por, pa dyshim, ne do të fitojmë!”.

Udhëheqësit evropianë i dhanë zyrtarisht statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë gjatë një takimi të Këshillit Evropian në Bruksel.