Veliaj dorëhiqet pas miratimit të ligjit të dosjeve
Për t’iu përkushtuar garës për kryeqytetin, sot kandidati i të majtës për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të japë dorëheqjen nga detyra e Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Para se t’i dorëzojë kryeministrit aktin e dorëheqjes nga detyra, Veliaj për herë të fundit, në cilësinë e ministrit, do marrë pjesë në seancën plenare, ku pritet të diskutohet dhe miratohet projektligji i hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Më pas, në orën 16:00, Veliaj do zhvillojë edhe një takim të fundit me stafin e vete të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në ambientet e Muzeut Kombëtar. Gjatë takimit, pritet t’i falenderojë për bashkëpunimin që ka patur gjatë këtyre 18 muajve, që ai drejtoi këtë dikaster. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2015, ora 09:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori