Mega operacioni "Volvo 4", 27 të arrestuar, 6 nuk janë kapur
Veliaj dorëhiqet nga G99, bashkohet me PS-në
Pëlqej
Erion Veliaj
Erion Veliaj jep dorëheqjen nga grupimi politik G99. Kreu i këtij grupimi politik pritet ta zyrtarizojë këtë vendim sot pasdite në këshillin kombëtar të kësaj partie dhe bashkë me stafin tij më të ngushtë do të kalojë si pjesë e Partisë Socialiste.

Në fakt për një lëvizje të tillë ishte folur edhe kohë më parë, por kjo është kthyer sot në një vendim nga Erion Veliaj.

Ndërkohë Kryetari i Lëvizjes politike G99 Erion Veliaj, ka paralajmëruar kohë më parë se ky subjekt politik mund të bashkohet me Partinë Socialiste në një kohë të afërt mesa duket kjo po ndodh para zgjedhjeve lokale të vitit 2011.
Shtuar më 24/09/2010, ora 12:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori