Basha flet për marrëdhëniet me Berishën, zbulon çfarë i dhemb më shumë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha është i ftuar pasditen e sotme në News 24 ku ka folur për situatën politike në PD, Kuvendin e 18 dhjetorit dhe marrëdhëniet me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sa i takon kësaj të fundit Basha ka zbuluar se ajo çfarë i dhemb më shumë është fakti që Berisha vë interesat e veta mbi ato të demokratëve.

“Akuzat në vetvete janë bërë gjithmonë e më qesharake dhe paradoksi qëndron që një akuzë e bërë një javë është moderuar apo ndryshuar javën tjetër në varësi të interesit apo në varësi të siç është tekur, tekave të zotit Berisha. Ajo që më dhemb më shumë dhe më dhemb edhe sot është se akoma ndonëse me mendje e kuptoj, nuk arrij ta përthith, nuk arrij ta pranoj në qenien time, akoma nuk arrij ta pranoj në qenien time faktin që një njeri i cili ka patur kaq shumë besim nga demokratët në 30 vite, të cilit i është besuar drejtimi i partisë, drejtimi i shtetit, i qeverisë që është investuar kaq shumë për të, nga të gjithë ne, nga unë personalisht, nga familjarët e mi, nga demokratët në lagjen ku jam rritur, nga demokratët anembanë Shqipërisë, mundet që kaq lehtësisht të thotë para vetes time nuk vë fatin e këtyre demokratëve që në fund të fundit për 30 vite me radhë janë çelësi i atyre sukseseve që kemi arritur. Ata janë në të vërtetë heronj të, njerëzit që meritojnë t’iu jepet e gjithë kredia për gjërat e mëdha dhe pozitive që ka arritur Partia Demokratike për shqiptarët, nëse ka gabime, nëse ka të meta dhe ka boll, ajo është përgjegjësi e lidershipit. Si mundet në një moment kur të cenohen interesat personale, të shkelësh pa pikë ndjeshmërie njerëzore mbi sakrificat e demokratëve për interesat e tua personale. Kjo është diçka të cilën me thënë të drejtën nuk arrij ta tejkaloj në planin emocional ndonëse në planin racional për fat të keq jo vetëm e kam kaluar, por edhe më është paralajmëruar disa herë në mënyrë të qartë nga zoti Berisha që këto rrugë do të ndiqte dhe këto rrugë ka ndjekur, por në fund ajo që mbetet është vendosmëria ime si kryetar i Partisë Demokratike, që interesat e demokratëve, interesat e Partisë Demokratike do të prevalojnë dhe për këtë të mos ketë askush as më të voglin hezitim, as më të voglin dyshim”, tha Basha./albeu.com


Shtuar 7.12.2021 15:13