“Pushtuesit rusë do të vriten si vesa në diell”, Zelensky kërcënon ushtrinë e Putin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë deklarata të forta kundër ushtrisë ruse.

Në deklaratën e bërë nga Zelesnky me rastin e Ditën se Aviacionit, në Ukrainë, Zelensky tha se pushtuesit rusë do të vriten si vesa në diell.

Ai theksoi se trupa e Kievit do të shkatërrojnë potencialin e pushtuesve hap pas hapi.

“Ushtarët ukrainas do të shkatërrojnë potencialin e pushtuesve hap pas hapi dhe do të vijë dita kur armiku do të zhduket në Zaporizhzhia, në jug, në lindje të vendit dhe në Krime. Pushtuesit do të vdesin si vesa në diell dhe mbrojtja jonë është dhe do të jetë ky diell. Gëzuar Ditën e Aviacionit të Ukrainës”, ka thënë presidenti ukrainas./