Arsenali zyrtarizon largimin e Aubameyang

Në pritje të njoftimit zyrtar për nënshkrimin e tij me Barçën, Arsenali ka konfirmuar zyrtarisht se Aubameyang tashmë është larguar nga skuadra londineze.

Përmes një ‘postimi’ në rrjetet sociale, Arsenali e ka falënderuar për kohën e kaluar me skuadrën e ‘topçinjve’, e cila është firmosur për qëllime ligjore dje pak para mesnatës.

Hapi tjetër duhet të jetë njoftimi i nënshkrimit të tij si lojtar i ri i FC Barcelona deri në vitin 2023.

“Për momentet fituese të ndeshjes, për festimet ikonike, që na bëri të buzëqeshim. Faleminderit për gjithçka, Auba ”, ishte mesazhi i zgjedhur nga Arsenali për të konfirmuar lamtumirën e sulmuesit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 1.02.2022 20:31