Dashnor Sula me shportë ushqimesh në Parlament në shenjë proteste, garda s’e lë të futet

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka tentuar të futet me një shportë ushqimesh në dorë në Parlament në shenjë proteste ndaj rritjes së çmimeve.

Sapo është futur në oborrin e Parlamentit garda e ka ndaluar duke mës e lënë të futet brenda.

“Po ju them që i kam marr në markën me çmimet më të ulëta. Këto bëjnë 30 mijë lekë. Sa i bie të ushqehen me këtë shportë që duhet një herë në tre apo dy ditë. Pra duhen 600 mijë lekë vetëm për tu ushqyer. Pa llogaritur ushqimet e tjera. Kam ardhur këtu sot në shenjë proteste,” tha Dashnor Sula.

Sula i bëri thirrje qeverisë dhe Edi Ramës që të amnistojë dhe të gjejë një zgjidhje për të ndihmuar familjet shqiptare për shkak të çmimeve.

Të bëjnë indeksimin e çmimeve. E qartë dhe e thjeshtë si në Maqedoni. Që ka zëruar TVSH për shportën”, tha Sula. /albeu.com