Veliaj apel të rinjve: Mësoni një zanat që ju jep punë
Pëlqej
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka inspektuar punimet e shkollës së mesme industrial “Petro Sota” në Fier, ku i bëri sërish thirrje të rinjve që t’i kthejnë sytë drejt zanateve që kërkon sot tregu i punës.

“Ejani mësoni një zanat që ju jep punë. Për 23 vjet kemi bërë një fushatë të vazhdueshme dekurajuese ndaj arsimit profesional, duke i shtyrë të rinjtë drejt arsimit të përgjithshëm që nuk ofron një zanat e as punësim, apo në universitete që fatmirësisht u mbyllën, të cilat jepnin iluzionin e një diplome, por kurrsesi një ofertë të mirëfilltë për një vend pune”, tha ministri Veliaj.

Sipas tij, ka ardhur koha që prindërit të tregohen inteligjentë dhe të kuptojnë se është koha e zanateve, se fëmijët e tyre duhet të mësojnë teknologji informacioni, sisteme kompjuterike, kiminë industriale, atë ushqimore, apo mekatronikën. Ai shtoi se në qytetin e Fierit ka një zhvillim bujqësor dhe industrial, por gjithashtu ka edhe mungesë njerëzish të kualifikuar për këto vende pune. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori