Veliaj apel debitorëve për pensionet: Paguani brenda 15 shkurtit
Referuar pensioneve, ministri Veliaj u ka bërë thirje debitorëve që të paguajnë detyrimet brënda datës 15 shkurt. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, u ka dërguar një letër të gjitha subjekteve debitore të sigurimeve shoqërore.

Duke i'u rikujtuar se reforma e pensioneve ka hyrë në fuqi prej datës 1 janar, ai i'u bën thirrje të paguajnë detyrimet e tyre brenda 15 shkurtit. “Mospagesa e kontributit të sigurimit shoqëror për punonjësit tuaj, është një shkelje e rëndë administrative dhe një cenim i të drejtave të ligjshme të punëtorëve për të përfituar nga mbrojtja që ofron sistemi i sigurimeve shoqërore”, shkruan Veliaj.

Referuar letrës në fjalë, ministri shton se Qeveria e Shqipërisë është e angazhuar maksimalisht për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe për të mos lejuar që pensioni i asnjë individi të rrezikohet nga punëdhënësi që i shmanget detyrimit ligjor për sigurimin e të punësuarve të tyre.

“Duhet që brenda 15 shkurtit edhe ju të kryeni pagesat, fillimisht për principalin e detyrimit”, shkruan në letër Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Më tej, Veliaj nënvizon se Qeveria do të nisë një aksion për mbledhjen e të gjitha detyrimeve të prapambetura dhe subjektet që vazhdojnë të jenë debitore, do të përballen me sanksione të rënda që burojnë nga fuqia e ligjit. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2015, ora 12:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori