Veliaj akuza Bashës: Ka përfituar 4 shtëpi në kohë tërmeti!
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përfituar 4 shtëpi gjatë kohës së tërmetit.

Debati:

Veliaj: “Peshkuan këto njerëz PD apo PD shkon dhe bën aleancë me ato që gënjejnë. Një njeriu mund ti lejohet, por unë kam dokumentin e pagesës. Një njeriu mund ti lejohet të fitojë oportunitet, por jo një partie politike që të gënjejë. E vërteta është kjo që po them me fakte.

Një njeri i thjeshtë që sheh se kryetari i opozitës në kohë tërmeti u bë me katër shtëpi thotë pse mos ta provoj edhe unë fatin. Se thotë se në kohë fatkeqësie përfiton ai, pse mos të përfitoj edhe unë i shkreti.

Fevziu: Kjo nuk është mënyrë e mirë për të akuzuar kryetarin e opozitës!

Veliaj: Të gjitha shpifjet i kam çuar në gjykatën e Tiranës dhe po blehen kompjutera në shkolla me paratë e fituara nga gjyqet e shpifjes.

Unë jam gati t’i provoj edhe dy vilat te Long Hills edhe dy vilat në Lalz, edhe pallatin që është dëmtuar, dhe nuk është vertetë që pallati i liderit të opozitës është dëmtuar, këtë e vërtetoj me aktkonstatimi. E njoh qytetin në çdo cep.
Shtuar më 24/09/2020, ora 22:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori