Veliaj: 103 vjet më parë bënim gjëra më të mira
Në kryeqytet është kujtuar dita e Pavarësisë, ku në sheshin “Skënderbej” është ngritur në mënyrë simbolike flamuri kombëtar. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, e cilësoi 28 Nëntorin si ditën e bashkimit. Ai tha më tej se sot duhet të harrohen të gjitha ndasitë dhe debatet, duke nënvizuar se është koha për të qenë bashkë dhe për të kujtuar se “103 vjet më parë, kur ishim bashkë, bënim gjëra më të mira”.

Ai tha se ndonëse sot Shqipëria bën 103 vjeçe, është më e re se kurrë. Në vijim informoi se që nga mesdita e deri në darkë, do të zhvillohen rreth 50 aktivitete në zonën e Dajtit. Veliaj kujtoi se nesër është dita pa makina dhe nata e bardhë, duke shtuar se vetëm duke qenë bashkë, mund të bëhen gjëra të mira. /albeu.com/
Shtuar më 28/11/2015, ora 11:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori