Qeveria u vë gjoba mediave? Rama: S’është e vërtetë, por po ndërtove në mënyrë të paligjshme, do përgjigjesh si çdo qytetar

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në Londër, është pyetur se pse qeveria u vendos gjoba mediave. Rama është shprehur se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se ngatërrohet kur vjen puna te pronarët e mediave që kanë kompani dhe bëjnë evazion fiskal, ose ata pronarë mediash që ndërtojnë pa leje.

Rama tha se nëse kanë shkelur ligjin, atëherë duhet të përgjigjen si çdo qytetar.

“Ka një stereotip. Në qoftë se je gazetar, mund të thuash çdo gjepur që të vjen në mend, është liri. Por po të jesh politikan dhe të thuash gjithçka që do, atëhere je i dyshimtë. Unë nuk pranoj nga askush epërsi morale kur vjen fjala për asnjë çështje. Unë kam përgjigjiet e mia, ju pyetjet tuaja. Unë kam mendimet e mia, ju tuajat. Por të thuash që liria e medias është të thuash gjithçka që të shkon nëpër mend dhe çdo akuzë që të shkon nëpër mend dhe të thuash se kjo është një gjepur, unë këtë nuk e lejoj. Tani, ti thua diçka që është gënjeshtër, organet mediatike gjobiten në Shqipëri, më jepni një shembull. Ah, pronarët e mediat të cilët janë pronarë kompanish po ashtu, që bëjnë evazion fiskal dhe që çohen në Prokurori me prova të qarta evazioni fiskal. Apo pronarë të medas që nuk paguajnë prej vitesh qiratë e objekteve publike që kanë marrë me qira dhe janë në gjyq me qeverinë, për mua janë dy gjëra të ndryshme. Është shumë e thjesht të thuash që ti do që unë të paguaj qiranë sepse jam kritik, të paguaj taksat sepse jam kritik, apo të paguaj sigurimet shoqërore për punëmarrësit sepse jam kritik, faktet janë tërësisht ndryshe. Duhet të paguash sigurimet shoqërore, duhet të paguash tatimet, qiranë dhe duhet të ndërtosh në mënyrë të ligjshme, që nuk e bën. Atëherë ndjesë, për të gjitha këto gjëra duhet të përgjigjesh si çdo qytetar tjetër. Ti nuk ke imunitet në emër të lirisë që të bësh gjithçka do pas ekranit. Ne kurrë nuk kemi gjobitur një media. Edhe pse duhet sepse ka një problem të madh me pagat e gazetarëve, nënpaguhen dhe marrin pagën në dorë. Ka një problem të madh me këtë përzierjen midis lirisë së medias dhe lirisë për të mos vepruar në përputhje me ligjin në emër të të qenit pronar i medias. Kjo nuk do të tolerohet, thoni çfarë të doni. Unë kam rrezikuar jetën time për lirinë e fjalës, kam akoma vraga në kokë, kështu që epërsia morale dhe leskionet nga gjithkush që ka një laps dhe i thotë vetes gazetar, nuk i pranoj”, tha Rama./albeu.com