Vejvoda: Tirana mund ndihmoje zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves
Albeu.com
Vizita e Zv.kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ilir Meta në Serbi është e rëndësishme për faktin se edhe Beogradi edhe Tirana, kanë vendosur që çështja e Kosovës rreth së cilës nuk pajtohen, të mos jetë pengesë për përmirësimin e ...... marrëdhënieve në të gjitha planet e tjera, thotë drejtori i Fondit Ballkanik për Demokraci, Ivan Vejvoda për gazetën "Politika", të cilën e transmeton QIK-u.
Duke folur për rolin e Shqipërisë për Kosovën, e cila u theksua si temë e rëndësishme në bisedimet shqiptaro-serbe në Beograd, Vejvoda tha se Ilir Meta ka "marrëdhënie shumë të afërt me Serbinë dhe autoritetet demokratike pas vitit 2000", duke rikujtuar se ai si Kryeministër deri në shkurt të vitit 20002 e pastaj deri më 2003 si ministër i Jashtëm ka qenë në vizitë në Beograd dhe ka zhvilluar marrëdhënie të mira edhe me kryeministrin e ndjerë Zoran Gjingjiq dhe me ministrin e atëhershëm të Jashtëm Goran Svillanoviq. "Kjo vizitë me të vërtetë ka ka kaluar mirë dhe paralajmëronte një sërë mundësish për bashkëpunim bilateral në fusha të ndryshme", vlerëson Vejvoda. Në konstatimin se Shqipëria megjithatë mbështet pavarësinë e Kosovës, Vejvoda tha se Tirana "mund të jetë dikush që qetëson situatën" megjithë sfidën e rëndë për "zgjidhjen e këtij problemi". Sipas tij, Tirana eventualisht mund të jetë "dikush që mund të ndihmojë në bisedimet e ardhshme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës".
Shtuar më 12/03/2010, ora 17:54
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori