Vejvoda: Samiti i Sarajeves, moment i rendesishem
Albeu.com
Ivan Vejvoda, drejtor i Fondit Ballkanik për Demokraci dhe njeriu, emri i të cilit po përmendet si ministër i ardhshëm i Jashtëm i Serbisë në vend të Vuk Jeremiqit, në një intervistë për gazetën “Danas” të së shtunës, që e ...... transmeton edhe RTK, ka thënë se paralajmërimi i ardhjes së kryesuesit të presidencës së Bosnjës e Hercegovinës Haris Sillajxhiq në Beograd me ftesë të presidentit Boris Tadiq dhe vendimi i Beogradit e Prishtinës për të marrë pjesë në tubimin ministror në Sarajevë më 2 qershor, flet për përparimin dhe relaksimin e situatës në rajon.
Vejvoda thotë se konferenca e Sarajevës do të jetë moment i rëndësishëm për Beogradin e Prishtinën dhe për gjithë integrimet evropiane të rajonit, sepse, është edhe një sinjal pozitiv se pavarësisht të gjitha dallimeve, të dy palët dëshirojnë t’i zgjidhin kontestet më të vështira në mënyrë diplomatike.
Pyetjes nëse në momentin e fund, megjithatë, mund të ndodh tërheqja e njërës apo palës tjetër, Vejvoda iu ka përgjegjur se dyshojnë se do ta ndryshojnë vendimin për të shkuar në tubimin e Sarajevës.
Prestigji i Beogradit e i Prishtinës, e madje edhe i gjithë rajonit, si dhe qëllimi të shkohet drejtë Evropës, mund të çrregullohet seriozisht nëse njëra nga palët me sjelljen e vet do të “kërcente” në momentin kur të gjithë po thonë se çdo gjë është dakorduar.
Edhe Beogradi edhe Prishtina duan ta tregojnë vullnetin e vet të mirë dhe përqafimi i vlerave evropiane me anë të sjelljes pozitive, e në një sjellje të tillë bënë pjesë edhe ardhja në këtë takim, politikisht dhe simbolikisht është i rëndësishëm.
Vejvoda pret se në tubimin Sarajevës do të marrin pjesë shumica e shefave të diplomacive të vendeve të BE, duke marrë parasysh se shënohet dhjetë vjetori i tubimit në Zagreb dhe rëndësisë simbolike të prezencës së përfaqësuesve të Beogradi e të Prishtinës në sallën e njëjtë. Por, edhe nëse përfaqësimi do të jetë në nivelin më të ulët, të sekretarëve të shtetit bie fjala, kjo nuk mund ta pakësojë rëndësinë e asaj që do të ndodhë në Sarajevë.
Kur është fjala për rëndësinë e këtij tubimi, Vejvoda vlerëson se ai ka rëndësi të shumëfishtë. Më pare, me të shënohet dhjetëvjetori i takimit në nivel të lartë të udhëheqësve të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Zagreb, në vitin 2000, pas ndryshimeve të tetorit në Beograd. Besoj se do të përsëritet Deklarata nga samiti i Selanikut më 2003 kur rruga e hyrjes së Ballkanit Perëndimor në BE është trasuar dhe fuqizuar.
Takimi është i rëndësishëm edhe për faktin se takohen zyrtarët e rajonit duke pasë parasysh se bashkëpunimi rajonal është dimension i rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve të këtyre vendeve dhe tejkalimin e krizave.
Niveli tjetër i takimit të Sarajevës është që do të jetë situata e parë ku në të njëjtën sallë do të gjenden përfaqësuesit e Beogradit e të Prishtinës që është hap përpara. Shumë është folur mbi nevojën e bisedimeve dhe ky është një moment simbolik.

Aty nuk do të fillojnë kurrfarë negociatash, por, ky është hap simbolik, rëndësia e të cilit nuk duhet të lihet pas dore, sepse, e dimë çka ka ndodhur, respektivisht, çka nuk ka ndodhur në Bërdo të Kranjit në Slloveni.
Shtuar më 22/05/2010, ora 22:06
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori