Mashtrime në tender, Gjykata Speciale merr vendimin për drejtorin e Burgut nr.313

Gjykata e Posaçme ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për drejtorin e Burgut nr.313 në Tiranë, Eduart Struga, i cili u arrestuan me bujë disa ditë më parë.

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të arrestuarit e tjerë, Shefin e Logjistikës, Florin Ahmeti dhe tregtarin Ervin Kurtalla, si pjesë e grupit.

Të tre ata u arrestuan katër ditë më parë pas dyshimeve për një histori korrupsioni në një tender. Arrestimet u bënë pas përgjimeve të kryera.


Shtuar 6.04.2020 12:34