Vdiq nga zjarri në biznesin e tij, miqtë prekin me dedikimet
Ka kaluar vetëm një ditë që nga zjarri që përfshiu një byrektore në zonën e ish Bllokut në Tiranë, pas shpërthimit të bombulës së gazit.

I vdekur nga kjo tragjedi mbeti pronari, Shkëlqim Plaku, i cili punonte në Bashkinë e Tiranës.

Miq dhe të afrëm të tij kanë postuar mesazhe prekëse në profilin e FB të Shkëlqimit.

Njoftimi i policise

Me date 08.04.2018 rreth orës 07:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ibrahim Rugova”, në një pike shitje ra zjarr. Menjëhere në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja, te cilat kanë konstatuar se në një byrektore kishte rënë zjarr. Shkak paraprakisht dyshohet rrjedhja e gazit. Për pasojë është dëmtuar pronari i subjektit shtetasi Sh.P., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2018, ora 17:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori