Vdiq në komisariat, familljarët nisin protestat për të vërtetën e Eneas
"Dua drejtësi, personat i di me emra. Të zbardhet çështja e djalit"

Kështu kanë deklaruar të afërmit e Enea Ftoit në Korçë i cili humbi jetën pak ditë më parë në komisariatin e Korçës.

Policia bëri me dije për ngjarjen, se i riu ka ndërruar jetë për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike.

Por familjët protestojnë dhe akuzojnë policinë se e kanë dhunuar për vdekje të riun, babain e tre fëmijëve.

"Qeveria të marrë masa për fëmijët, e shoqja ka kaluar në depresion, tre fëmijë janë pa baba sot. Nëse nuk i merr masat qeveria do i marrim masat vetë.

Policia na ka gjobitur na ka ndaluar në Elbasan, nuk na lejuan. Na ndaluan dhe në hyrjen e Korçës, na kërkuan emrat e patentat.

Kur fëmija kishte vdekur në rajon, pse nuk u lajmërua policia, ai kishte gjyq", ka thënë nëna e viktimës. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2018, ora 12:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori