Vdiq në autostradë, e shkuara e errët e 23-vjeçares në Itali (FOTO LAJM)

Pëlqej
Janë zbardhur detaje të reja për 23 vjeçaren, Elena Avdillari e cila humbi jetën në një aksident të rëndë në Maminas.

Pas hetimeve, policia ka hedhur dyshime të forta për një vrasje dhe jo thjesht një aksident.

Mësohet se Elena Avdillari ka hyrë rreth orës 21 të mërkurën dhe ka bërë check-in në Portin e Durrësit.

Pas check-init, Avdillari është kthyer nga policia kufitare pasi kishte shumë hyrje-dalje nga Shqipëria drejt Italisë.

Kjo për shkas se për vitin 2017 mësohet se 23 vjeçarja ka bërë 14 hyrje në këtë port.

Policia italiane kishte informacione se Elena Avdillari punonte në punë të paligjshme në shtetin fqinj dhe për këtë autoritetet italiane i kishte kërkuar autoriteteve shqiptare për mos lejimin e saj drejt Italisë.

Viktima, Elena Avdillari dhe shoferi i Benzit, Dardan Gjeka kanë pasur njohje me njëri-tjetrin.

Sipas sistemit TIMS, ata kanë hyrë dhe dalë vazhdimisht nga Shqipëria në drejtim të Italisë në të njëjtat data.

Kjo shton dyshimet se Elena Avdillari është shoqëruar nga Dardan Gjeka në këto hyrje-dalje të konstatuara nga TIMS-i, përmes Portit të Durrësit dhe pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit. /albeu.com/






Shtuar më 23/02/2018, ora 08:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori