Vdes shqiptari që u qëllua me armë zjarri në mes të plazhit
Ka ndërruar jetë shqiptari Sevdali Shehaj, i cili u qëllua dy ditë më parë me armë zjarri nga pesona të maskuar në një plazh pranë Romës.

38-vjeçari">38-vjeçari ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme në në spitalin e San Camillo. Gjendja e tij shëndetësore u rëndua papritur dhe gjakderdhja e brendshme bëri që ai të mos mbijetonte, shkruajnë sot mediat italiane.

38-vjeçari">38-vjeçari iu nënshtrua dy operacioneve në spitalin e ‘San Camillo’ në Romë, por nuk mund të mbijetonte.

Drejtoria e Anti-Mafias do të koordinojë hetimin për atentatin me armë zjarri ndaj 38-vjeçarit shqiptar, Selavdi Shehaj, me një të shkuar kriminale që lidhet me drogën. Dosja kaloi në duart e zëvendësprokurorit Ilaria Calo.

Gjurma kryesore e ndjekur nga hetuesi mbetet ajo e zgjidhjes së larjes së hesapeve, megjithëse Shehaj nuk ishte afër mjediseve të grupeve të mëdha kriminale të kryeqytetit, siç ishte ai i udhëhequr dikur nga Fabrizio Piscitelli, i njohur si “Diabolik”.
Shtuar më 23/09/2020, ora 11:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori