Ka ndërruar jetë në spital një 64-vjeçar
shqiptar.
Ai u përplas 4 ditë më parë në Milano, ndërsa shoferi që shkaktoi
aksidentin e kishte lënë në rrugë duke u larguar.
Mediat italiane kanë bërë të ditur sot se,
shqiptari ka humbur jetën në spital, duke mos u mbijetuar dot plagëve të marra.
Në datën 6 gusht 2018,
shqiptari po udhëtonte me biçikletë kur është përplasur dhe ka mbetur i plagosur rëndë.
Alarmin për
aksidentin e dha një shofer tjetër që e ka gjetur 64-vjeçarin
shqiptar të lënë në rrugë dhe pa ndjenja.
Autoambulancat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë stabilizuar gjendjen e shqiptarit. Policia është vënë në kërkim të autorit të aksidentit.
Shtuar më 10/08/2018,
ora 09:43