Vdes shqiptari në Greqi, u aksidentua së bashku me familjen
Pëlqej
Një i vdekur dhe të paktën 11 të plagosur, ëshët bilanci i një aksidenti rrugor që ndodhi sot në Greqi, në kilometrin e 140 të autostradës Antirrio - Janina pranë qytetit të Artës.

Makina në të cilën po udhëtonte një familje prej katër anëtarësh nga Shqipëria, rrëshqiti dhe u përplas me një autobus udhëtarësh. Mediat greke njoftojnë se shoferi 44 vjeçar i makinës gjeti vdekjen ndërsa u plagosën rëndë gruaja e tij dhe dy fëmijë 17 dhe 14 vjet.

Nga përplasja u plagosën edhe shoferi i autobusit dhe 7 pasagjerë. Gjithë të plagosurit janë dërguar në spitalin e Artës.


Shtuar më 21/08/2014, ora 22:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori