Vdes serbja ne shtepine e diplomatit malazias ne Tirane
Albeu.com
Një turiste serbe ka gjetur vdekjen në banesën e një diplomati të ambasadës së Malit të Zi në Tiranë. Sipas burimeve nga policia e Tiranës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngejsit të sotëm.Ka qenë diplomati malazez ai që e ka gjetur të vdekur mikeshen e tij dhe menjehërë ka lajmëruar uniformat blu të kryeqytetit të cilët kanë mbërritur në vendine ngjarjes në shtëpinë e cila ndodhet në "Rrugën e Elbasanit". Menjëherë kanë nisur hetimet të cilat kanë hedhur dritë se vdekja e 46 vjeçares serbe Milojka Brajoviç ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak. Sipas burimeve mësohet se gruaja serbe kishte mbërritur në Tiranë për të pushuar ku do të vizitonte disa nga vendet turistike të vendit tonë. Miku i saj diplomati malazez i ka ofruar shtëpinë e tij për të qendruar një natë pasi 46 vjeçarja nuk kishte mundur që të gjente dhomë hoteli. Por ajo është gjetur mëngjesin e sotëm e vdekur dhe mjekët konfirmojnë se vdekja ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak. Por më pas trupi i pajetë i serbes është dërguar në morgun e kryeqytetit ku do të kryhet një autopsi dhe më pas nëpërmjet ambasadës së serbisë trupi i pajetë do të transportohet për në shtetin e saj.
Shtuar më 03/07/2010, ora 18:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori