Vdes punonjësi i sigurisë në burgun e Reçit
Fatmir Deda, punonjësi i grupit të sigurisë në burgun e Recit në Shkodër është ndarë nga jeta si pasojë e një infarkti kardiak.

Deda ishte rreth 40 vjeç, ndërsa, kryetari i Sindikatës së Shërbimeve Policore ka shpjeguar mbingarkesën e punonjësve në punë.

“Prej 8 muajsh mbingarkesë dhe lodhje në punë për punonjësit e burgjeve. Shkak masat e vendosura për pandeminë. Disa punonjës të tjerë në gjjthë vendin kanë pësuar infarkte me pasoja të ndryshme. Kanë mbingarkesë, lodhje, kushte të vështira dhe orare të zgjatura”, tha Valentin Macaj.

Shtuar më 18/10/2020, ora 13:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori