Vdes punëtori i ndërtimit, bie nga kati tretë
Pëlqej
Një punëtor ndërtimi ka gjetur vdekjen sot si pasojë e një aksidenti në qytetin e Durrësit. Njoftimet e fundit të policisë bëjnë të ditur se shtetasi Hamit Meti, 45 vjeç, ishte duke punuar në një pallat në momentin kur është rrëzuar nga skela dhe ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ndodhi në zonën e valutës në qytetin e Durrësit ku viktima ishte duke punuar në katin e katërt të një pallati. Policia bëri të ditur se shërbimet e saj kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet mbi aksidentin.

Paraprakisht dyshohet se punëtori nuk ishte i siguruar ndërkohë që hetimet për ngjarjen po vazhdojnë.
Shtuar më 17/11/2010, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori