Paralajmëron Meta: Opozita do të jetë e fortë, ska më grup që u ikën betejave (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar për krijimin e një opozite të fortë, gjatë muajve në vazhdim.

Këtë Meta e ka bërë përmes shpërndarjes së një video të disa ditëve më parë, për të cilën ai thotë se pseudo-opozita nuk do të ekzistojë më kurrë.

“E ardhmja e opozitarizmit do të jetë krejt ndryshe nga derimë tani. Nuk do të ketë më pseudo-opozitë, që ju ikën betejave dhe që është shembulli më i keq i respektimit të parimeve demokratike brenda saj, duke favorizuar cenimin e demokracisë dhe legjitimuar për fat të keq, kapjen e shtetit dhe krijuar gjoja idenë se, nuk ekziston një alternativë e opozitës. Opozita është kudo, në çdo rrugë dhe në çdo rrugicë të Shqipërisë”, është shprehur Meta./albeu.com/


Shtuar 16.04.2022 17:11