Vdes në spital 44-vjeçari që u dhunua nga dy persona në Korçë
Lidhur me një rast dhunimi ndodhur ditë më parë, policia e Korçës bën me dije se ka ndërruar jetë një 44 vjeçar. Arben Meçe u dhunua me mjete të forta nga dy persona, e ku si pasojë e plagëve të shumta, ai nuk i'a ka dalë dot mbanë.

Ky shtetas ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës. Të njëjtat burime shtojnë se 44 vjeçari është dhunuar në një lokal. Ai u qëllua me mjete të forta nga shtetasit me inicialet F.K. dhe A.Z. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2015, ora 13:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori