Arrestohet shqiptari në Itali, po udhëtonte me 2 kg “të bardhë” në tren

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap me 2 kg drogë.

Orgi Jahaj, ishte duke udhëtuar me tren nga Lugano për në Milano, kur policia i zbuloi lëndën narkotike.

Sipas mediave italiane, pasi mbërriti në stacionin ndërkombëtar të Chiasso, Jahaj u kontrollua nga efektivët e Guardia di Financa të Ponte Chiasso, ku më pas iu gjet edhe kokaina.

Shqiptari u dërgua në burgun e Bassone dhe pritet të jepet edhe vendimi ndaj tij. /albeu.com


Shtuar 20.01.2023 10:44