Vdes gjatë meshës prifti i Katedrales së Rrëshenit, Ipeshkvi në gjendje të rëndë
Pëson infarkt gjatë meshës, vdes prifti në Rrëshen. Ngjarja e rëndë është regjistruar paraditen e sotme, kur At Vitorio, prifti i Katedrales së Rrëshenit ka qenë duke drejtuar meshën e së dielës.

Ai ka pësuar një infarkt gjatë kohës që drejtonte meshën dhe ka ndërruar jetë.

Por kjo ngjarje është përjetuar shumë keq edhe nga Ipeshkvi Cristof Palmieri, i cili është ndjerë keq dhe është dërguar në spital, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2015, ora 13:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori