Vdes foshnja, policia heton shqiptarin
Një foshnje ka humbur jetën pasi ishte braktisur nga nëna e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Umbria.

Nëna e kishte braktisur të sapolindurin në një parking në zonë. Në mbrëmje fëmija i sapolindur ishte gjetur i vdekur nga një klient i parkingut.

Menjëherë kanë nisur hetimet dhe është gjetur nëna që e kishte braktisur fëmijën.

Në rrëfimin para karabinierëve ajo është shprehur se e kishte lindur fëmijën vetëm në banjë. Por ky version i saj nuk i ka bindur policët.

Ata kanë vënë në hetim të dashurin shqiptar të nënës së re, që ka edhe një fëmijë tjetër, 2 vjeç.

Sipas karabinierëve nëna e re nuk do ja dilte dot vetëm të lindte dhe të linte fëmijën tek parkingu e prandaj janë duke u kërkuar bashkëpunëtorët.

Sipas policisë italiane, bashkëpunëtori më i mundshmi në këtë krim është i dashuri shqiptar.
Shtuar më 06/08/2018, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori