Vdes diplomati i lartë gjerman, gjendet pa jetë në Tiranë
Policia e Tiranës bën me dije se një diplomat gjerman, Michael Gumprich, pjesë e stafit të Ambasadës Gjermane në Tiranë u gjet pa jetë në banesën e tij në kryeqytet.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se kjo ngjarje u mësuar në orët e para të mëngjesit dhe sipas policisë dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Njoftimi i policies

Më datë 05.03.2017, rreth ores 02:10, jemi njoftuar nga Ambasada Gjermane, se ka ndërruar jetë në banesë diplomati i Ambasadës Gjermane shtetasi M.G. 54 vjeç.

Mendohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, atak kardiak./albeu.com/

Shtuar më 06/03/2017, ora 11:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori