Bandat bastisën lokalin me të rinj në Lezhë, reagon PD: është dorëzuar territori te bandat (VIDEO)

Partia Demokratike ka reaguar pas bastisjes së lokalit në Lezhë gjatë ditës së djeshme nga një grup i armatosur.

Reagimi ka ardhur përmes deputetit Ervin Salianji, i cili është shprehur se ky lloj modeli po përhapet në gjithë vendin.

Reagimi i Ervin Salianjit:

Ndërkohë Shqipëria nuk po gjen qetësi nga ngarjet kriminale Rama dhe qeveria e tij është gjunjëzuar para krimit!

Vrasjet mafioze, grabitjet me armë si ajo e raportuar dje, dhuna e çdo forme po shpërfaqet në çdo cep të territorrit ndërkohë institucionet ligjzbatuese në rasrin më të mirë janë inekzistente në rastin e keq drejtohen dhe komandohen nga bandat!

Asnjë masë, asnjë reagim, dorëzim i plotë i territorrit në kontroll të bandave dhe sot justifikimi i turpshem i Ramës se ngjarje te tilla ndodhin dhe ne kemi gjendje te kriminalitetit mesatar!!! Kur vjedh zgjedhjet me banndat detyrohet dhe të behet zedhenes i tyre./albeu.com/


Shtuar 20.11.2021 11:28