Vdekje horror në Itali, shqiptari vret bashkëkombësin në vendin e punës
Një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën sot në Itali, në vendin e tij të punës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit në një fabrikë tekstilesh të braktisur prej kohësh në Isola Dovarese, Cremona, në të cilën po punohej për ta rikthyer biznesin sërish në gjendje pune.

Viktima me iniciale G.R., i martuar dhe me një djalë, ishte duke punuar në ndërtesë kur është shtypur mes ‘makinës-ashensor’ (Pirunit), që pilotohej nga një tjetër punonjës, po shqiptar, dhe muret e ndërtesës.

Dinamika e ngjarjes është ende nën hetim, por paraprakisht, dyshohet se drejtuesi i mjetit nuk e ka parë shokun e tij të punës dhe ngjarja ka qenë aksidentale./Albeu.com/
Shtuar më 25/11/2016, ora 18:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori