Vdekja misterioze e Kosta Trebickës: "Mund të kishte plumb në kokë"
Pëlqej
Biznesmeni Kosta Trebicka u gjet i vdekur në një pasdite shtatori në vitin 2008">2008 në pyjet e zonës së Korçës. Hetimet zyrtare treguan se kishim të bënim me një aksident, por e shkuara e afërt e tij dhe problematikat që kishte pasur me një kompani të huaj të tregtimit të armëve të drejtuar nga tre 20 vjeçarë apo me biznesmenë dhe drejtues të lartë në administratën ushtarake shqiptare shtuan dyshimet se mund të kishim të bënim me një eleminim mafioz.

Zyrtarisht, Kosta Trebicka ka vdekur në aksident, por gazetari investigativ Guy Lawson hedh sërish dritë mbi atë që ndodhi në vjeshtën e vitit 2008">2008 raporton portali Albeu.

Ja se çfarë shkruan ai kur flet për Trebickën dhe vdekjen e tij:

Në verën e vitit 2008">2008, Kosta Trebicka donte vetëm që ta harronte këtë çështje. Kishte ende disa biznese të suksesshme, gruan dhe fëmijët. Por e kërcënonin: telefonata natën, vështrime plot inat në rrugët e Tiranës, pëshpërima për ta paralajmëruar. Trebicka mori masa: ndryshonte shpesh numrin e telefonit dhe përdorte emra të ndryshëm kur qëndronte në hotelet e Shqipërisë, i rrëfeu familjes dhe miqve se ishte i frikësuar”.

“Kishte të drejtë të shqetësohej: e vërteta qe zbuluar, kishte kërcënuar seriozisht shumë interesa të fuqishme. Më 12 shtator 2008">2008, trupi i Kosta Trebickës u gjet në një fushë anës rrugës së një fshati të Korçës. U duk si aksident rrugor, por aksidenti kishte ndodhur në mes të rrugës së sheshtë, ku nuk kishte kaluar asnjë makinë tjetër. Pa asnjë shkak të dukshëm, xhipi i Trebickës ishte përmbysur papritur dhe trupi ishte flakur në ajër, e për çudi, u gjet i shtrirë 45 metra më tej.

Si për të hedhur akoma më shumë dyshim për situatën, një nga njerëzit e parë që mbërritën në skenën e aksidentit ishte ish-bodigardi i kryeministrit. Autoritetet thanë se Trebicka kishte qenë në një udhëtim për gjah. Pranë trupit iu gjet një pushkë dhe një thëllëzë e vrarë. Por miqtë e tij thanë se ai nuk shkonte kurrë për gjah i vetëm dhe se zona ku u gjet trupi i tij nuk ishte zonë për gjah.

Disa ditë pas vdekjes së Trebickës, një hetues i policisë shtetërore amerikane, Kevin Teeter, u dërgua në Shqipëri për të këqyrur vendin e ngjarjes. Shiu i rrëmbyer kishte zhdukur të gjitha gjurmët, kështu që hetuesit iu desh të mbështetej vetëm në provat e mbledhura nga policia shqiptare.

Duke këqyrur fotografitë, skicat dhe makinën e dëmtuar, Teeter arriti në përfundimin se Trebicka ishte vrarë vërtet në një aksident

Hetimi që Teeter bëri ishte i kufizuar. Ai nuk lexoi raportin e autopsisë, nëse qe kryer një e tillë. Për aq sa dinte Teeter, Trebicka mund të kishte pasur një plumb në pjesën e përparme të kokës. Megjithatë raporti i tij kishte në kapak vulën e Policisë së Shtetit të Virxhinias, çka tregonte se ishte miratuar nga autoritetet amerikane, vulë që e mbylli çështjen Trebicka njëherë e përgjithmonë në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 08/07/2015, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori