Vdekja misterioze e 36 vjeçares, drejtoresha: Ja kemi bërë yzmetin sa kishim mundësi
Jonida Çeliku, drejtoresha e Qendrës Shëndetësore të Shijakut, në të cilën dy mjekë janë proceduar penalisht nga policia pas vdekjes misterioze të 36-vjeçares Margarita Keci, thotë se shërbimi të ndjerës i është dhënë.

“Ja kemi bërë yzmetin, çfarë kemi pasur mundësi, ia kemi dhënë ndihmën. Ne nuk na kanë denoncuar familjarët. Vajzën e ka pritur mjeku i familjes dhe më pas ajo ka shkuar në spitalin e Durrësit në mënyrë private. Shkakun e vdekjes nuk e dimë, do jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do e përcaktojë“, është shprehur drejtoresha e Qendrës Shëndetësore.

Mësohet se e ndjera vuante nga stomaku, nga gastrit akut.
Shtuar më 21/08/2020, ora 11:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori