Video e nuses në Librazhd, Alibeaj kërkon llogari, Ballanca: Duhet të marrë fund diskriminimi i grave

Video e nuses nga Librazhdi që u kap nga vjehrra dhe vjehrri me të dashurin në krevat, teksa djali i tyre ishte në emigrim mori dhenë në media.

Gjatë seancës dëgjimore për Raportin Vjetor të veprimtarisë së Avokatit të Popullit, kreu i Grupit Parlamentar të PD Enekelejd Alibeaj kërkoi informacione në lidhje me masat që do të merrën për videon që qarkullon në rrjet.

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca deklaroi se diskrimimi ndaj grave duhet të marrë fund dhe shtoi  se ato janë vazhdimisht të dhunuara.

Alibeaj: E keni parasysh videon e dy bashkëshortëve që tregojnë videon e resë së tyre. Komentimet pa fre, a ju ka tërhequr vëmendjen ju si avokate e popullit? Mjetet ligjore a janë të mjaftueshme a jo, urdhërat e mbrojtjes a janë efektive?

Erinda Ballanca: Duhet të marrë fund vlerësimi i grave për shkak të seksualitetit të tyre. Gratë dhe vajzat e ndjejnë në mënyrë të vazhdueshme këtë dhunë.