Berisha tërhiqet pas gafës mbi vdekjen e gardistit të Ramës
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një reagim në lidhje me lajmin e ‘vdekjes’ së truprojës së kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit u përgënjeshtrua zyrtarisht.

Berisha shkruan se është i lumtur që s’ka jetë të humbura dhe se dënon heshtjen dy ditore të organeve kompetente.

REAGIMI I BERISHES

“Reagim!
lidhur me nje deklarate te Gjeneral Kanabisit dhe Narkodrejtorit Geron Balili, sqaroj sa vijon:

Lajmi per aksidentimin dhe plagosjen e badiguardeve te Edvin Kristaq Krimit ka mbi 48 ore qe qarkullon ne mediat e shumta dhe rrjetet siciale. Ndaj ketij lajmi Vasal Kimiku dhe Geron Velia, qe mbushin cdo dite ekranet dhe valet televizive me shpifje ndaj opozites, nuk thane asnje fjale, asnje pergenjeshtrim.

Pikerisht per shkak te kesaj heshtje akuzuese publikova mesazhin e qytetarit dixhital me kerkesen drejtuar gazetareve qe te ndermarrin ndonje hetim per verifikimin e lajmit te kobshem.

Duke shprehur kenaqesine qe nuk ka jete te humbura, denoj me ashpersine me te madhe heshtjen dy ditore ndaj lajmeve te mediave nga gjeneral Kanabisi dhe narkodrejtori Geron Balili .
Shtuar më 15/06/2019, ora 13:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori