Vdekja e të atit, i biri i Gjergj Xhuvanit kërkon leje nga burgu për ti dhënë lamtumirën e fundit
Djali i regjisorit Gjergj Xhuvani, ka kërkuar leje nga burgu ku po vuan dënimin, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit.

Konstandin Xhuvani po vuan dënimin në burgun Fushë-Krujës, me 35 vite burg, pasi vrau katër persona në 2014.

Pas një sëmundjeje të rëndë, Xhuvani ka ndërruar jetë në moshë 56 vjeçare këtë të mërkurë, në një spital në Romë.

Këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’. Xhuvani ishte bashkëshorti i aktores së njohur Luiza Xhuvani.
Shtuar më 14/08/2019, ora 18:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori