Berisha: Rama do ketë korrik të nxehtë e tetor përvëlues, s’e shpëton dot as Sorosi

Gjatë prezantimit të raportit me shkelje të zgjedhjeve të 14 majit Sali Berisha tha se sot  Rama nuk do i shpëtojë hetimeve për McGonigal dhe Deripaska.

Ai paralajmëroi kryeministrin Rama se do të ketë një korrik të nxehtë ndërsa tetori do të jetë përvëlues dhe as Sorosi nuk mund ta ndihmojë.

“Edi Rama është në hetim të hapur kriminal për krimet që ka kryer por krimi më i madh i jetës së tij është shkatërrimi i procesit zgjedhor. Sot është më i rrezikshëm se kurrë, përdor postin e kryeministrit për ti fryrë erërat e konfliktit në rajon. I pari që vendosi sanksione ndaj Kosovës sepse korriku është përvëlues për të, por më shumë tetori me gjithë përpjekejet e Soros për ta paraqitur si yll stabiliteti”

/albeu.com/


Shtuar 5.07.2023 12:55