Vdekja e punëtorit në Elbasan, policia arreston përgjegjësin
Naim Dërstila, mbrëmjene djeshme ka humbur jetën për shkak të një aksidenti të frikshëm në punë.

Sipas të dhënave, Dërstila në punë e sipër kishte rënë nga vinçi ku si pasojë humbi njërën këmbë, por megjithëse është dërguar me urgjencë në spital, ai nuk ka mundur të rezistojë plagëve të marra duke humbur jetën në duart e mjekëve.

Pas kësaj ngjarje të rëndë policia e Elbasanit i ka vënë prangat, Flamur Alterziut, 58 vjeç, përgjegjës turni në uzinën e e Kurum në Elbasan.

Arrestimi u bë dje në orën 15:00 me akuzën e mosrespektimit të sigurisë së punë, që çoi në vdekjen e punëtorit Naim Dërstila.

Po ashtu, është shpallur në kërkim inxhinjeri K.H., banues në Gostivar. /albeu.com/

Shtuar më 22/11/2018, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori