Lukaku shpërthen në akuza: U desh një juventin i infektuar që të ndalej futbolli

Shpërndarja e koronavirusit ka sjellë ndalesën e futbollit, por edhe ka tensionuar marrdhëniet mes klubeve në Itali.

Disa prej tyre mendonin se duhej vepruar më shpejt për të ndalur gjithçka dhe duket se kështu e mendon edhe Romelu Lukaku. Ky i fundit ka akuzuar autoritetet sportive italiane se kanë vonuar përgjigjen e tyre ndaj pandemisë që u shpërnda në kontinent.

“Shëndeti vjen mbi gjithçka. Përse duhet të luajmë në botë ndërsa ka njerëz që rrezikojnë jetën? E megjithatë ishte e nevojshme që një lojtar i Juventusit të rezultonte pozitiv që futbolli të ndalej, a është normale një gjë e tillë? Jo, nuk është normale”, ishte akuza e sulmuesit të Interit ndërsa po bënte një bashkëbisedim në Instagram.

“E pranoj që futbolli më mungon, por tani i rëndësishëm është shëndeti i njerëzve. Çdo gjë tjetër është dytësore”, ishte përfundimi i sulmuesit i cili u detyrua të qëndronte edhe ai në karantinë pasi ndeshja e fundit që luajti ishte pikërisht kundër Juventusit ku rezultoi pozitiv Rugani.


Shtuar 2.04.2020 18:40