Vdekja e Martens, Basha mesazh ngushëllimi PPE-së
Pëlqej
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh ngushëllimi, kryetarit të Grupit të PPE, Joseph Daul, për ndarjen nga jeta të presidentit të PPE Wilfried Martens.

Në mesazhin e tij Basha vlerëson kontributin e tij të pazëvendësueshëm, si krijues dhe një lider i admiruar i Partisë Popullore Europiane.

“Mësova me keqardhje të thellë, se presidenti dhe miku ynë i shquar Wilfried Martens nuk ndodhet më mes nesh.Në këto momente pikëllimi dhe dhimbjeje të thellë, dëshiroj t’ju shpreh juve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij, ngushëllimet e mia të përzemërta, për humbjen e këtij burri të madh shteti, lideri vizionar dhe miku të dashur.Presidenti Martens do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të pazëvendësueshëm, si krijues dhe një lider i admiruar i Partisë Popullore Europiane. Në krye të PPE, pa rritjen e të djathtës së qendrës moderne europiane dhe transformimin e platformës së vet politike në alternativën politike më të përkrahur dhe të pranuar, për një të ardhme më të mirë të kontinentit europian, zhvillimin dhe modernizimin e mëtejshëm, për një jetë më të mirë dhe më shumë progres. Me karrierën e tij të shquar politike, bazuar në bindje të forta, dashuri për qytetarët dhe integritetin e tij personal, Presidenti Martens do të mbetet gjithmonë një ndër personalitetet më të shquar të politikanëve europianë të dy shekujve të fundit” shkruan Basha.
“Partia Demokratike e Shqipërisë do të vijojë të përkrahë vlerat më të çmuara dhe kontributin e palodhur të presidentit Martens, në drejtim të konsolidimit të saj dhe për ndërtimin e forcimin e demokracisë shqiptare, ashtu siç ka ndodhur për më tepër se dy dekada. Sot, çdo anëtar dhe simpatizant i PD ndan dhimbjen dhe lutjet tuaja, që shpirti i këtij lideri të madh të gjejë prehjen që meriton.” – përfundon mesazhi i ngushëllimit i kryetarit të PD Lulzim Basha.


Ish-kryeministri belg dhe presidenti i Partisë Popullore Evropiane, Wilfried Martens, ka nderruar jetë në moshen 77-vjeçare.I lindur në 19 prill të vitit 1936, ai ishte kryeministër i Belgjikës nga viti 1979 deri në 1992, me përjashtim të një periudhe tetëmujore në vitin 1981. Martens ishte një nder themeluesit e PPE në vitin 1976 dha ka shërbyer si presidenti i sa që prej vitit 1990.
Shtuar më 10/10/2013, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori